Mitrovicë, goditi me sëpatë tjetrin, arrestohet i dyshuari
Siguri
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Koshtovë të Mitrovicës që fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet.

Një person ka goditur me një sëpatë viktimën mashkull kosovar. Arsyet që kanë çuar deri te kjo ngjarja policia ende nuk ia ka bërë të ditura.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

Policia konfirmoi se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një sëpatë dhe një moto-sharrë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.​

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024