Mitrovicë, arrestohet një i dyshuar për dhunë

Mitrovicë, arrestohet një i dyshuar për dhunë

Në orët e mbrëmjes të së mërkurës në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Nga hetimet e para bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Mitrovicë, ku si pasojë e një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore i cili është dërguar për tretman mjekësor.


Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari B.H., 27-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale “Lëndim i rëndë trupor”. Ndërsa pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Lexo edhe

Video

error: