Qytetarët e Mitrovicës janë ndarë në dysh sa i përket faturave të energjisë elektrike. Derisa disa thonë se ato janë shumë të larta dhe se po faturohen më shumë sesa duhet, të tjerët besojnë se faturimi po bëhet korrekt dhe se po paguajnë aq sa po harxhojnë.
Lavdim Behrami, qytetar nga Mitrovica, ka bërë të ditur për KosovaPress, se çmimi i faturës së energjisë është tejet i lartë. Ai dyshon se qytetarët e jugut po vazhdojnë të paguajnë energjinë për serbët e veriut, njëjtë si në të kaluarën.
Edhe Idriz Rrustemaj, tha se çmimi i energjisë është shumë i lartë dhe se muajin e kaluar e ka ‘shkatërruar’ atë. Sipas tij, një kW duhet të ketë çmimin dhe qytetarët të paguajnë sado kW që harxhojnë njëjtë, dhe jo që ata të penalizohen nëse tejkalojnë 800 kW, e të paguajnë dyfishin e çmimit.
Në anën tjetër, Nazmi Qaushi, një mitrovicas tjetër, theksoi se çmimi i faturave të energjisë nuk është i lartë, dhe se qytetarët po paguajnë aq sa po harxhojnë. Ai tha se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos tejkalojnë 800 kW, sepse sipas tejkalimit dyfishohet çmimi.
Ndryshe, përveç qytetarëve, reagime për dyshime nëse ka pasur rritje të çmimeve apo fryrje të faturave ka pasur edhe nga KMDLNJ, partitë opozitare dhe shoqëria civile. /A. Damati/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.