Mitrovica shënon Ditën Botërore të Mjedisit me disa aktivitete

Mitrovica shënon Ditën Botërore të Mjedisit me disa aktivitete

 Për të shënuar Ditën Botërore të Mjedisit me 5 Qershor 2021, UN Habitat Kosova në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës do të organizojë disa aktivitete që synojnë ndërgjegjësimin e qytetarëve për rolin që ata mund të luajnë në mbrojtjen e mjedisit.

Me këtë rast, sot duke filluar nga ora 10:00, tek Restaurant “Ura e Ibrit” do të bëhet prezantimi i udhëzuesit për Plan të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, shefi i zyrës dhe këshilltari teknik i UN Habitati Kosovo, Omar Siddique, si dhe figura tjera të rëndësishme nga institucionet lokale dhe ato qendrore, musafirë nga organizatat lokale dhe ndërkombëtare.


Ky prezantim do të zhvillohet pas një xhiroje me biçikleta të pjesëmarrësve dhe përmes kësaj ngjarje synohet promovimi i shtigjeve të biçikletave të financuara nga UN-Habitat Kosova dhe Plani i Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban për Mitrovicën.

Aktivitetet e organizuara do të zhvillohen duke u përqendruar tek Plani i Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban, duke i dhënë përparësi zonave të çiklizmit dhe duke prezantuar një plan të ri të lëvizjes, i cili, përveç korsive ekzistuese të biçikletave ka paraparë shtimin e shtigjeve të reja bashkë me parkingje për biçikleta pranë ndërtesave publike dhe në qendër të qytetit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.