Mitrovica dhe Skenderaj pa ujë derisa të paguhen borxhet e rrymës ndaj KESCO-s

Mitrovica dhe Skenderaj pa ujë derisa të paguhen borxhet e rrymës ndaj KESCO-s

Që nga ora 10:00 e mëngjesit të sotëm Komuna e Mitrovicës dhe Skenderajt kanë mbetur pa ujë të pijes. Kjo siç ka njoftuar Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” banorët e dy këtyre komunave nuk do të ketë furnizim me ujë të pijes derisa ujësjellësi të paguajë borxhin që ka ndaj KESCO-s për energjinë e shpenzuar elektrike.


“Njoftojmë konsumatorët e Mitrovicës dhe Skenderajt se sot nga ora 10:00 është ndërprerë prodhimi në Fabrikën/Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shipol. Me këtë rast u njoftojmë se nuk do të ketë furnizim me ujë të pijes për Mitrovicë dhe Skenderaj derisa ujësjellësi të kryej obligimet ndaj KESCO-s për energjinë e shpenzuar elektrike. APELOJMË tek të gjithë konsumatorët  që kanë borxhe ndaj ujësjellësit që të kryejnë obligimet e tyre në mënyrë që të sigurohen mjete për pagimin e obligimeve ndaj furnitorit tonë të energjisë elektrike. Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Lexo edhe

Video