Mitrevski i LSDM-së: Opozita bën folklor politik

Mitrevski i LSDM-së: Opozita bën folklor politik

Koordinatori i grupit parlamentar i LSDM-së Jovan Mitrevski, deklaroi se nuk pret që të pajtohen të gjithë deputetët për mbështetjen e qeverisë.

Ai në seancën për votimin e Qeverisë së re të Maqedonisë Veriore, ka akuzuar opozitën se gjatë debatit kishte shumë folklor politik.


“Për mua folklor politik është të akuzohet legjitimiteti i Kovaçevskit se nuk ka dalë në zgjedhje. Folklor politik është të kërkosh zgjedhje parlamentare. Presioni i opozitës për zgjedhje të shpejta lokale shpejt do të dëshmohet se bëhet për shkak që do të shihen menjëherë paaftësitë e kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së”, tha Mitrevski.

Ai tha se pret që Qeveria e Dimitar Kovaçevskit do të vazhdojë me rritjen e pensioneve, pagave, zgjidhjen e krizës energjetike, reformat në gjyqësor, luftën kundër krimit. /AlsatM

Lexo edhe

Video