‘Mission Impossible 7’ shtyhet për shkak të koronavirusit?

‘Mission Impossible 7’ shtyhet për shkak të koronavirusit?

Aktori i Hollywoodit Tom Cruise dhe ekipi i xhirimeve të ‘Mission Impossible 7’ në Venecia janë në karantinë për shkak të koronavirusit të përhapur në Itali.

Aktori ka arritur në Venecia më 20 shkurt për të filmuar vazhdimin e shtatë të filmit, sipas Jerusalem Post, duke cituar aktorin britanik Simon Peg.

Për shkak të frikës nga koronavirusi, ekuipazhi i filmit është izoluar në hotelin “Gritty Palace”.


Ata do të qëndrojnë në karantinë të paktën deri më 2 mars, transmeton KosovaPress.

‘Mission Impossible 7’ pritet të dalë në kinema në korrik të vitit të ardhshëm, por nuk është e sigurt nëse termini do të pësojë ndryshime.

Sipas informacioneve të fundit, 1.128 persona janë infektuar me koronavirus në Itali dhe deri më tani 29 kanë vdekur.

Lexo edhe

Video