“Miss Summer World”, bukuroshet nga e gjithë bota akomodohen në “Aria Karpen Resort”

Në plazhin pothuajse të virgjër të Kavajës, “Aria Karpen Resort” ka pritur këtë fundjavë mysafirë nga e gjithë bota.

Shqipëria në mesin e mbi 30 përfaqësuesve të vendeve të ndryshme ka zgjedhur “Miss Summer World”. Slogani i edicionit të gjashtë ka qenë “Never give up”, në përkrahje për shtetin e Ukrainës, ku qytetarët po jetojnë në luftë tash e tre muaj.

Në edicionin e gjashtë të kësaj gare, Letonia ka fituar çmimin e parë. Pas zgjedhjes së miss-it në Amfiteatrin e Tiranës, bukuroshet nga e gjithë bota janë akomoduar në “Aria Karpen Resort”.

Organizatorja e kësaj gare, Albana Çakshiri thotë se gara e “Miss Summer World” është prej eventeve më të rëndësishme botërore tash e gjashtë vjetësh. Po ashtu, ajo thekson se në këtë formë po synojnë promovimin e Shqipërisë kulturore e turistike.

“Ne kemi kurorëzuar mbrëmë këtë garë të rëndësishme në edicionin e gjashtë. Dhe tashmë kemi fituesin kryesorin të tij. Vendin e parë, juria ndërkombëtare e ka vlerësuar dhe ka arritur të fitojë shteti i Letoninë. Vendin e dytë e ka marrë Republika Dominikane, vendin e tretë Ukraina, vendin e katërt Danimarka, vendin e pestë. Kemi pasur një spektakël të jashtëzakonshëm, por edhe një tematikë shumë të veçantë qe lidhet me realitetin ku jetojmë”, ka thënë ajo.

“Miss Summer World” këtë edicion është përcjellë me sloganin “Never give up” në mbështetje për shtetin e Ukrainës.

“Në këtë aktualitet politik në të cilën ndodhet e gjithë bota, duket se vinte më së miri, përveç suportit për Ukrainën. Një sfilatë i është dedikuar pikërisht këtij vendi(Ukraina). Ka qenë një sfilatë e cila është zgjedhur nga stilistja me famë ukrainase Mariana Nazarchuk, e cila ka zgjedhur që më ngjyrat e flamurit të Ukrainës të sjell veshjet e stilit modern”, tha Çakshiri.

Dizajnerja nga Ukraina, është larguar nga lufta dhe aktualisht jeton në Itali, ndërkohë që anëtarët e tjerë janë duke luftuar në front.


Mariana Nazarchuk thotë se në këtë garë ka sjellë koleksionin “paqe”, me ngjyrat e flamurit prej nga vjen.

“Ky është projekt social, një pjesë e fondeve do të shkojë për fëmijët qe kanë mbetur pa prindër në vatrat e luftës”, është shprehur ajo.

Liene Leitane, e cila ka triumfuar në këtë garë thotë se vjen për herë të dytë në Shqipëri dhe se është e lumtur për njerëzit që i ka takuar gjatë kësaj kohe.

“Ndihem shumë e lumtur dhe e ngazëllyer për rezultatet, dhe jam e lumtur që jam këtu, për të parë vendin. Kjo është vizita ime e dytë në Shqipëri, më pëlqen shumë këtu, uji, është përvojë e mrekullueshme. Jam mirënjohëse për këtë mundësi, për organizimin, dhe për të gjithë njerëzit qe kam takuar gjatë kësaj përvoje. Njerëzit të cilët i kam takuar deri më tani ishin shum të mirë dhe të sjellshëm”,tha Leitane.

Mbrëmë në hotelin “Aria Karpen Resort” është organizuar fashion show me veshjet e tre disenjatorëve nga Gjermania, Italia dhe Indonezia.

Tatiana Bajraktari, e cila është drejtoreshë e “Aler Group”, tregon se përveç akomodimit gjatë qëndrimit të përfaqësuesve të shumë vendeve kanë organizuar edhe transportin.

“Ne përveç që i kemi pritur në këtë hotel, njëkohësisht kemi bërë organizimin, shoqërimin, transportin e të gjitha. Normalisht jemi të lumtur që para sezonit kanë ardhur mysafirë nga shumë vende të botës. Ne në hotelet e “Aler” presim sezon të mbarë, ne fillojmë të presim mysafirë nga gjithë bota”, tregon Bajraktari.

Në “Aria Karpen Resort” është vera e dytë që hapen dyert për pushues nga e gjithë bota ne zonën pothuajse të virgjër të Kavajës.

Lexo edhe

Video