Miratohet vaksinimi anti-COVD për fëmijët 5-11 vjeç

Miratohet vaksinimi anti-COVD për fëmijët 5-11 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar vaksinimin me vaksinën kundër COVID-19 për grupmoshën 5 deri në 11-vjeç.

Pas sigurimit ditë më parë të dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës.

Kjo grupmoshë mund të vaksinohet me dozën e parë dhe të dytë.


Grupmosha 12+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë.

Grupmosha 60+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e katërt me kusht që të kenë kaluar së paku 4 muaj nga marrja e dozës së tretë.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 për të parandaluar sëmundjen, format e rënda të saj dhe vdekjet nga COVID-19.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.