Kuvendi i Kosovë, me 81 vota për, ka miratuar Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Buxhetin 2023, që i hap rrugë zhbllokimit të të hyrave vetanake të komunave për vitet e kaluara.
Po ashtu, deputetët e legjislativit i zgjatën mandatin Komisionit At-hoc për procesin e vettingut dhe miratuan Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për minierat dhe mineralet.
Ndërkaq, Kuvendi dështoi sërish të miratohet Projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor./KosovaPress/