Miratohet programi për reformat në ekonomi 2023-2025

Miratohet programi për reformat në ekonomi 2023-2025

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 122-të të saj në mënyrë elektronike.

Në këtë mbledhje qeveria ka miratuar dy vendime për ekonominë, ku mes dy vendimeve është edhe aprovimi i programit për reformat në ekonomi 2023 – 2025.

Vendimet e marra:


Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 122-të të saj në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime:

–  Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, ku me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është përfshirë në Programin Legjislativ për vitin 2023 edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-193 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2023; dhe

–  Vendimin për aprovimin e Programit për Reforma në Ekonomi 2023-2025.

Lexo edhe

Video