Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se pushteti e ka ngulfatur debatin parlamentar për ndarjet buxhetore.
Tahiri ka përmendur tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit dhe LVV-së.
1. Problemi i parë lidhet me injorancën dhe jokompetencën. Më konkretisht, Ligji për Buxhetin, si një ligj i përgjithshëm, dhe Ligji i Pagave, si një ligj i veçantë dhe organik, kanë raporte specifike mes tyre. Ndryshimet në një ligj të veçantë nuk mund të bëhen përmes një akti tjetër ligjor. Thënë ndryshe, ndryshimi i strukturës së koeficientëve nuk mund të bëhet me asnjë akt tjetër përveçse përmes një procesi të posaçëm të plotësim-ndryshimit që kërkon procedurë të veçantë.
2. Problemi i dytë lidhet me mungesën e transparencës dhe debatit. Si mund të trajtohet një ligj i tillë pa i dhënë publikut dhe taksapaguesve mundësinë për të kuptuar se si planifikohen të shpenzohen kontributet e tyre? A do të përdoren ato për paga, shërbime, projekte, zhvillim njerëzor, modernizim apo ndonjë fushë tjetër? Kjo qeveri, ky kryeministër dhe këta ministra trajtojnë paranë publike me të njëjtën qasje dhe logjikë sikur një kompani që vendos për financat e saj në një takim të bordit të aksionarëve. Madje, sot, kompanitë e etabluara nuk marrin vendime pa përfillur shqetësimet dhe kërkesat e palëve me interes.Ai ka shtuar se kjo që bën pushteti, është tirani e delegjitimuar.
"Kjo është tirania e një modeli të delegjitimuar, i cili nuk ka asgjë tjetër për të ofruar përveç mjerimit social, ekonomik dhe politik", ka përfunduar Tahiri.