Pas humbjes 2:1 kundër Izraelit në Ligën e Kombeve, Kombëtarja e Shqipërisë i është rikthyer stërvitjes, ku tani është duke u përgatitur për ndeshjen miqësore me Estoninë.
Këtë të hëne, Shqipëria zhvillon ndeshje miqësore si vendase, ku e pret në shtëpi, në stadiumin “Air Albania” Kombëtaren e Estonisë, përcjell KosovaPress.
Etrit Berisha, Nedim Bajrami, Ivan Balliu, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Berat Gjimshiti, Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Kastriot Dermaku do të largohen nga grumbullimi dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën me Estoninë.
Në anën tjetër, pesë futbollist të rinj janë ftuar së fundmi, si Arbnor Muçolli, Jon Mersinaj, Enis Çokaj, Simon Simoni dhe Kevin Haveri.
Më poshtë e gjeni listën e lojtarëve që do të jenë prezentë për këtë ndeshje:
Elhan Kastrati
Simon Simoni
Frederic Veseli
Enea Mihaj
Erjon Hoxhallari
Amir Abrashi
Ylber Ramadani
Myrto Uzuni
Giacomo Vrioni
Enis Çokaj
Jon Mersinaj
Endri Çekiçi
Ermir Lenjani