MINT planifikon të emërojë 7 atashe ekonomikë në vitin 2023

MINT planifikon të emërojë 7 atashe ekonomikë në vitin 2023

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka planifikuar që në vitin 2023 të emërojë 7 atashe ekonomikë.


Ministrja e MINT-it, Rozeta Hajdari gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Ekonomi, tha se me planifikim buxhetor për vitin 2023 është paraparë emërimi i 7 atasheve ekonomik.

Ministrja theksoi se diplomacia ekonomike do të jetë prioritet për vitin e ardhshëm, siç tha ajo për promovim dhe nxitje të investimeve në Kosovë. Në këtë komision ajo tha se rezerva shtetërore është rritur shumëfish më shumë për vitin 2023 krahasuar me vitet paraprake. Kjo rezervë sipas saj do të jetë në vlerë 15 milionë euro./I.Shabani

Lexo edhe

Video