MINT mbështet bizneset me 3.6 milionë euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka lansuar sot tri grand skema për përkrahje të ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme për hapjen e vendeve të reja të punës dhe fuqizuar sektorin privat.

Ministrja e MINT, Rozeta Hajdari theksoi se qëllimi i këtyre granteve që kapin shumën prej 3.6 milionë euro, është për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e eksporteve.

Hajdari shtoi se fushë veprimtaritë që do të përkrahen janë kryesisht të sektorit prodhues, përpunuese dhe të eksportit. Po ashtu, përfituese janë edhe ndërmarrjet në sektorin privat, metalit, tesktilit, produkteve të plastikës, ndërmarrjet në sektorin e turizmit dhe sektorë të tjerë shërbyes.

“Qeveria e Republikës së Kosovës jep këtë përkrahje të tri skemave përmes kësaj Ministrie, është që vërtet të fuqizohet sektori privat dhe të rrisim mirëqenien e popullatës sonë përmes rritjes së të ardhurave… Sa i pëkert granteve në këtë vit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ndarë nga buxheti për subvencione mjete në vlerë prej 3 milionë e 650 mijë euro dhe atë përmes tri grant skemave. I gjithë synimi i këtyre thirrjeve publike që veçse i kemi lansuar, ne kemi për qëllim që të përkrahim veprimtaritë të të gjithë sektorëve që kanë ndikim në krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik, duke fuqizuar në këtë rast sektorin privat dhe të zvogëlojmë deficitin tregtar”, theksoi ajo.


Hajdari tha po ashtu se fikusi kryesor i gjithë grant skemës, është që nëpërmjet përkrahjes financiare t’iu mundësohet aplikantëve të jetësojnë idetë dhe projektet e tyre për t’i shndërruar ato në planet e arritshme.

“Synimi kryesor i gjithë grant skemës, është që nëpërmjet përkrahjes financiare t’iu mundësohet aplikantëve të jetësojnë idetë dhe projektet e tyre dhe t’i shndërrojnë ato në planet e arritshme ku do të kenë ndikim në rritjen e konkurrushmërisë, në rritjen e punësimit, në ngritjen e cilësisë të prodhimeve, shërbimeve, përpunimeve apo përmirësimin e proceseve”, tha Hajdari.

Ministrja Hajdari duke i inkurajuar të gjithë që të aplikojnë për grante, ka njoftuar se për aplikim duhet të inkuadrohen në platformën ‘E-Kosova’. Sipas saj, në këtë mënyrë elektronike shmangen dhe të ketë transparencë e llogaridhënie më të madhe.

Thirrja publike është e hapur prej 26 gusht deri më 15 shtator 2021.

Lexo edhe

Video

error: