MINT lansoi tri grand skema në përkrahje të ndërmarrjeve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka lansuar tri grand skema për përkrahje të ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme.


Ministrja e MINT, Rozeta Hajdari theksoi se qëllimi i këtyre granteve që kapin shumën prej 3.6 milionë euro është për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e eksporteve.

“Përmes këtyre granteve fuqizohet sektori privat dhe rritet mirëqenia e qytetarëve. 3 milionë e 650 mijë euro është vlera përmes tri grand skemave”, tha ajo.

Lexo edhe

Video