Ministrja Xhaçka shprehet se Qeveria e Kosovës tregoi pjekuri

Ministrja Xhaçka shprehet se Qeveria e Kosovës tregoi pjekuri

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e konsideroi sot vendimin për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA dhe BE, si një akt të mirëpritur durimi dhe pjekurie nga Qeveria e Kosovës. Xhaçka tha se “Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj”.


“Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës”, tha ajo. /ATSH/

Lexo edhe

Video