Kryediplomatja sllovene Tanja Fajon, ka deklaruar se Sllovenia është avokate e fortë e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.
Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin e saj dhe të tregojë se Ballkani Perëndimor ka një shans realist për të avancuar në rrugën për BE.
“Sllovenia është një avokate e fortë e dhënies së statusit kandidat për Bosnjën, liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe e hapjes së kapitujve të rinj me Serbinë dhe Malin e Zi”, shkroi ajo në Twitter.
Aktualisht ajo po merr pjesë në takimin e Liderëve të Mynihut.
“#BE duhet të mbajë premtimin e saj dhe të tregojë se #Ballkani Perëndimor ka një shans realist për të avancuar në rrugën 🇪🇺. #Sllovenia është një avokate e fortë e dhënies së statusit kandidat për 🇧🇦 dhe liberalizimit të vizave për 🇽🇰, dhe e hapjes së kapitujve të rinj me 🇷🇸&🇲🇪. [email protected] në Takimin e Liderëve të Mynihut.”, ka shkruar Fajon.
The #EU must keep its promise & show that #WesternBalkans have a realistic chance of advancing on 🇪🇺 path. #Slovenia is a strong advocate of granting candidate status to 🇧🇦 & visa liberalization to 🇽🇰, and of opening new chapters with 🇷🇸&🇲🇪. – @tfajon at Munich Leaders Meeting. pic.twitter.com/7Kr1QphXbk
— MFA Slovenia (@MZZRS) November 28, 2022