Ministrja Haxhiu priti ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall

Ministrja Haxhiu priti ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, të cilën e ka njoftuar për prioritetet dhe objektivat të cilat synon t’i realizon gjatë mandatit të saj.

Në takim u diskutua edhe rreth projekteve konkrete, ku ndër të tjera ministrja Haxhiu theksoi edhe njëherë rëndësinë e madhe që ka mbështetja që mund ta merr nga shteti finlandez me qëllim për të përmirësuar sistemin e sundimit të ligjit në vend.


Ministrja Haxhiu ka përshëndetur gatishmërinë që ka ambasadorja finlandeze për të bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë duke e parë si një partner shumë të rëndësishëm në bashkëveprim dhe koordinim të aktiviteteve në të ardhmen.

 

 

Lexo edhe

Loading...
error: