Ministrja Hajdari viziton kompaninë “Kelmendi GmbH”, kërkohet përkrahje e institucioneve për prodhuesit vendorë

Ministrja Hajdari viziton kompaninë “Kelmendi GmbH”, kërkohet përkrahje e institucioneve për prodhuesit vendorë

Kompaninë “Kelmendi GmbH” të dielën ka pritur në vizitë ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë , Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), Rozeta Hajdarin, Imri Demelezi, Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit të RKS-së të shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Dyseldorf  Arjan Kashtanjeva.

Në këta takim, kompania “Kelmendi GmbH” ka njoftuar Hajdarin lidhur me sukseset, punën dhe sfidat që e karakterizojnë këtë kompani.

Ministrja Hajdari tha se kjo kompani përveç që është prezente në tregun vendor, ajo ka arritur që produktet e Kosovës t’i eksportojë në shumë shtetet të botës  e që kjo sipas saj është edhe në të mirën e shtetit.


“Ndër të tjerash, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e RKS-së, gjatë vizitës së saj në Kompaninë Kelmendi GmbH, u shprehë se ka kënaqësinë që të vizitojë kompaninë tonë dhe të njoftohet nga afër me këto prodhime vendore të jashtëzakonshme. ‘Kjo kompani përveç se është shumë prezent në tregun vendor, po ashtu ka arritur që produktet e Republikës së Kosovës t’i eksportojë në shumë shtete të botës, duke bërë kështu një përfaqësim dinjitoz të shtetit tonë’. Krahas vizitave të shumta që realizohen në Kompaninë ‘Kelmendi GmbH’ të dielën më 10.10.2021, pritëm në vizitë, në njërën nga selitë tona në Ratingen të Gjermanisë, delegacionin nga Republika e Kosovës, i përbërë nga: Znj. Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e RKS-së, z. Imri Demelezi, Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit të RKS-së të shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Dyseldorf z. Arjan Kashtanjeva”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Mes tjerash në këtë njoftim thuhet edhe se “Ne si kompani, organizuam një pritje të përshtatshme, ku njoftuam Ministren Hajdari dhe Zv. Ministrin Demelezi,  në detaje për sukseset, punën, sfidat dhe përparësitë që karakterizojnë kompaninë Kelmendi GmbH, si një ndër kompanitë më të suksesshme në rajon. Në bisedë e sipër kam potencuar se kompania ‘Kelmendi GmbH’ tanimë me brendet e saja ushqimore është emër i njohur në të gjithë tregun botëror, dhe krahas industrisë ushqimore, ne furnizojmë klientët në Evropë, Azi dhe Amerikë, ku jemi aktiv. Ndër të tjerash, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e RKS-së, gjatë vizitës së saj në Kompaninë Kelmendi GmbH, u shprehë se ka kënaqësinë që të vizitojë kompaninë tonë dhe të njoftohet nga afër me këto prodhime vendore të jashtëzakonshme. ‘Kjo kompani përveç se është shumë prezent në tregun vendor, po ashtu ka arritur që produktet e Republikës së Kosovës t’i eksportojë në shumë shtete të botës, duke bërë kështu një përfaqësim dinjitoz të shtetit tonë’”.

Kompania ka kërkuar nga ministrja që të përkrahen prodhuesit vendorë duke ua mundësuar pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare.

“Ne, fillimisht falënderuam delegacionin nga Kosova për vizitën që i bënë kompanisë tonë dhe mbi të gjitha,  theksova faktin që presim përkrahjen e institucioneve të Kosovës për prodhuesit vendorë, duke ua  mundësuar pjesëmarrjen nëpër panaire ndërkombëtare, ku përveç kompanive të tyre u sjellin rezultate edhe shtetit të Kosovës, dhe njëkohësisht do të jenë shumë më të inkurajuar në punën që bëjnë”, theksohet në njoftim.

Lexo edhe

Video