Ministrja Hajdari raporton në Komisionin për Ekonomi

Ministrja Hajdari raporton në Komisionin për Ekonomi

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari do të raportojë këtë të martë para deputetëve anëtarë të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Në këtë komisioni ministrja Hajdari do të raportojë për punën e ministrisë për vitin 2021 dhe planin e punës për vitin 2022.

Komisioni pritet të mblidhet në ora 10:00.

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më datë 17-22.03.2022 dhe 22.03.2022;


3.    Shqyrtimi i raportit me amendamente të Projektligjit nr.08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare;

4.    Shqyrtimi i raportit me amendamente të Projektligjit nr.08/L-075 për markat tregtare;

5.    Raportimi i ministres së industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë, znj.Rozeta Hajdari, për punën e ministrisë për vitin 2021 dhe planin e punës për vitin 2022;

6.    Të ndryshme.

Vendi: N10

Koha: 10:00

Lexo edhe

Video