Ministrja e Jashtme e Gjermanisë vjen sot në Kosovë, takohet me Gërvallen e Kurtin

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë vjen sot në Kosovë, takohet me Gërvallen e Kurtin

Sot do të vijë në Kosovë ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Ajo do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, nga ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla- Schwarz.

Ministria e Jashtme bëjnë të ditur se ministrja gjermane do të arrijë në Kosovë në ora 16:30.


Ministrja gjermane do të qëndrojë dy ditë në Kosovë.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj.Donika Gërvalla- Schwarz do ta mirëpres sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ministren e Jashtme të Gjermanisë znj.Annalena Baerbock. Baerbock do të qëndroj në vizitë zyrtare dy ditore në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Annalena Baerbock do të takohet sot edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lexo edhe

Video