Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për marrjen e dozës përforcuese anti-COVID
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

MSh përmes një postimi në Facebook ka shkruar se marrja e dozës përforcuese kundër koronavirusit do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e COVID-19.

“Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës. Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!”, apelon Ministria e Shëndetësisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024