Ministria e Shëndetësisë apelon për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë apelon për vaksinim

Vaksinimi mbetet mënyra më e thjeshtë, më e lehtë dhe më efikase për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Kështu shprehet përmes një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë.

Në apelin drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës MSH-ja ka prezantuar edhe qendrat e vaksinimit.

Në njoftimin e ministrisë po ashtu rekomandohen dozat që duhet të marrin secili qytetar varësisht nga mosha.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë


“Pavarësisht ecurisë së COVID-19, vaksinimi mbetet mënyra më e thjeshtë, më e lehtë dhe më efikase për t’u mbrojtur nga infeksioni. Që ta arrini këtë, vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit.

• Fëmijët e moshës 5-11 vjeç me dozën e parë dhe të dytë;

• Personat e moshës mbi 12 vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë të vaksinës kundër COVID-19;

• Personat e moshës mbi 60 vjeç mund të vaksinohen edhe me dozën e IV-të (katër muaj pas marrjes së dozës së III-të).

Lexo edhe

Video