Ministria e Mbrojtjes i ofron mbështetje komunës së Prishtinës për trajtimin e asbestit

Komunës e Prishtinës dhe Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, të premten kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e mbështetjes teknike e profesionale nga Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes njësive të saj, në realizimin e aktiviteteve të kësaj komune për trajtimin e materialeve të cilat përmbajnë asbest.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama theksoi se kjo marrëveshje ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve që mund të cenohen dhe rrezikohen nga prania e asbestit në zonën urbane, sidomos afër shkollave dhe në lagjet e urbanizuara të Prishtinës.

“Sot me ministrin Mehaj ke i nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për disa pika me rëndësi për kryeqytetin, për Prishtinën. Siç e dini kemi problem të madh me asbest, me një material I cili është kancerogjen, për cilin deri tash është dashur me kontraktuar ekipe nga jashtë, për arsye se s’ka pasur specialistë këtu, mirëpo tash Forca e Sigurisë së Kosovës, I kanë specialistët e tyre dhe për këtë arritëm këtë bashkëpunim në mënyrë që t’i pastrojmë disa pika kyçe në Prishtinë, si tulltoren, në lagjen Ulpiana dhe disa pika të tjera”, theksoi Rama.


Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj theksoi se ushtria buron nga populli dhe mbështetja e Komunës së Prishtinës për trajtimin e materialeve të cilat përmbajnë asbest nuk do të mungojë asnjë herë.

Ministri Mehaj dhe se FSK është e gatshme që Prishtinës dhe komunave tjera t’iu dalë në ndihmë për projektet e tyre që janë në të mirë të qytetarëve.

Derisa sot ministri Mehaj është shprehur mirënjohës edhe ndaj komunës së Prishtinës për transportin urban të ushtarëve të FSK-së pa pagesë.

“Ushtria buron nga populli, ushtria është për popullin, ne I mbështesim të gjitha projektet që janë në të mirën e vendit aq sa kemi kapacitete dhe mundësi . Ne si Ministri e Mbrojtës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës do të mundohemi të jemi në mbështetje të të gjitha komunave me ato kapacitete që i kemi në dispozicion[…]Jemi mirënjohës komunës për lehtësimin që ka bërë për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që udhëtojnë në uniform në transport urban. Pra, një lehtësim që është domethënës, sa më shumë prezencë të uniformës aq më sigurt është edhe vendi, edhe transporti, por edhe populli në përgjithësi. Pra, për çdo projekt që është i nevojshëm, Forca e Sigurisë do të mbështet Prishtinën, por edhe krejt komunat tjera”, tha ai.

Lexo edhe

Video