Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e kadetëve të rinj

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e kadetëve të rinj

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023.

Ministria e Mbrojtjes ka ftuar të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes.


Në një komunikatë për media thuhet se Forca e Sigurisë së Kosovës është Ushtria jonë me mision të shenjtë, prandaj do të përzgjidhen vetëm më të mirët nga më të mirët.

“Konkursi shpallet bazuar në legjislacionin në fuqi, si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në këto qendra: Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së – Qendrës për Studime Universitare “Wesley Clark”;- Akademinë Ushtarake të Republikës së Turqisë;  Akademinë e Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë; dhe  Akademinë e Ushtarake të Republikës së Maqedonisë Veriore. Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 09.06.2022 deri më 23.06.2022. Aplikimi është online në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org// si dhe njoftimin për shpalljen e konkursit mund ta gjeni edhe në web-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, https://mod.rks-gov.net.  Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org// dhe të bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular. Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 603-355/199”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video