Ministria e Financave dhe Transfereve do të vazhdojë mbështetjen për ATK-në

Ministria e Financave dhe Transfereve do të vazhdojë mbështetjen për ATK-në

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, shprehu sot mbështetjen e ministrisë që ai drejton për Administratën Tatimore të Kosovës, me qëllim të përmbushjes së objektivave.

Ai gjatë takimit me drejtorin e përgjithshëm të ATK-së Ilir Murtezaj, ka thënë se Ministria e Financave dhe Transfereve do të mbështesë ATK-në dhe do të trajtojë me përkushtim kërkesat e adresuara,  në mënyrë që të arrihen synimet e planifikuara.

Ndërsa, Murtezaj njoftoi ministrin Bislimi me planet e ATK-së për vitin 2020, si dhe të arriturat gjatë vitit paraprak.


Ai me theks të veçantë potencoi zvogëlimin e borxheve tatimore, për të cilat ATK ka marrë vlerësime pozitive edhe nga institucionet ndërkombëtare.

Përveç rezultateve të arritura, drejtori Murtezaj përmendi edhe sfidat me të cilat ballafaqohet ATK-ja.

 

Lexo edhe

error: