Ministria e Financave dhe Banka Gjermane për Zhvillim nënshkruan marrëveshje në vlerë 81 milionë euro
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ministria e Financave dhe Banka Gjermane për Zhvillim nënshkruan marrëveshje në vlerë 81 milionë euro
Ministria
18/03/2026 - 16:24
Linku u kopjua

Ministria e Financave dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfË), në prani të ambasadorit gjerman, Rainer Rudolph, kanë nënshkruar sot marrëveshje në vlerë prej 81 milionë euro, me qëllim avancimin e reformave dhe përshpejtimin e tranzicionit energjetik në Kosovë.

Paketa përfshin kredi prej 80 milionë euro dhe grant prej 1 milion euro, të cilat do të mbështesin drejtpërdrejt zbatimin e reformave në sektorin e energjisë, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe Komunitetit të Energjisë.

Ministri i Financave Hekuran Murati theksoi se kjo mbështetje do të kontribuojë në modernizimin e kornizës ligjore dhe rritjen e fleksibilitetit të tregut të energjisë elektrike, duke mundësuar integrimin e mëtejmë në tregjet rajonale dhe evropiane, si dhe duke nxitur investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Në anën tjetër, udhëheqësi i divizionit të energjisë në KfË-së, z. Pablo Obrador Alvarez u shpreh se ky është programi i parë i këtij lloji për Kosovën, i cili plotëson mbështetjen ekzistuese dhe krijon bazë për modernizim të mëtejshëm dhe integrim të sektorit energjetik.

Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi energjetik më të qëndrueshëm, të sigurt dhe të integruar, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe tranzicionit të gjelbër të vendit, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026