Ministri Vitia tregon disa nga masat e reja anti-COVID

Masave aktuale ku përfshihej edhe kufizimi i lëvizjes u janë shtuar edhe pezullimi i mësimit në të gjitha institucionet arsimore, deri më 26 shtator, pastaj, certifikata e vaksinimit apo testet për të hyrë në biblioteka, objekte të fakulteteve, konvikte dhe qendra tregtare.

Kështu tha në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një konference për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

“Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe arsimin parashkollor dhe të qëndrimit ditor, pezullohen deri më datë 26 shtator 2021. Ky pezullim vlen edhe dhe private të arsimit universitar. Për familjet me fëmijë të regjistruar në institucionet parashkollore dhe dy prind të punësuar, njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13-26 shtator 2021. Studentët në mënyrë që t’iu mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë njërën nga dëshmitë e cekura, dëshmin e vaksinimit, testin pcar apo testi serelogjik. Studentët duhet të dëshmojnë një nga dëshmitë e cekura në mënyrë që t’iu lejohen hyrja në objekt”, tha ai.

Sipas tij, stafi joesencial nuk duhet të paraqitet në punë. Kurse kufizimi vazhdon të mbetet i njëjtë.

“Nga data 26 shtator klientët dhe stafi, në qendrat tregtare, në qendrat e thirrjeve dhe disa aktiviteteve që paraqesin rrezik të shtuar të shpërndarjes së virusit duhet të kenë dëshmitë e cekura që t’iu lejohet hyrja brenda“, tha ai, duke shtuar se bibliotekat lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 30 përqind e kapaciteteve të sipërfaqes, ku përveç maskës dhe distancës fizike, të gjithëve do t’iu kërkohet certifikata e vaksinimit ose testet.


Vitia tha se ditëve të fundit ka një përmirësim të situatës epidemiologjike me rënie të numrit të të infektuarve dhe rënie në numrin e të hospitalizuarve, por fatkeqësisht akoma ka një numër të lartë të të vdekurve nga COVID-19.

Ai tha se gjatë kësaj jave ka pas takim me ekspertë, kryetar komunash, palët e interesit

“U konstatua se përkundër përmirësimit të situatës epidemiologjike, duhet vazhduar me disa masa që kanë qenë në fuqi dhe ndërmarrjen e masave shtesë në kuadër të ruajtjes së shëndetit publik. Procesi i vaksinimit në anën tjetër është duke shkuar mirë dhe po vijon komplet sipas planit të vaksinimit. Tanimë janë administruar mbi 1 milion doza dhe më së paku një dozë janë vaksinuar mbi 6.80 mijë qytetar të Republikës së Kosovës apo mbi 50 % e qytetarëve që mund ta marrin vaksinën. Ky është një lajm i mirë dhe me këtë ritëm ne do të arrijmë nivele të larta të vaksinimit”, tha ai.

Sipas tij, vaksinimi është i domosdoshëm pasi shumica e të hospitalizuarve janë të pa vaksinuar.

“Valë të reja natyrisht që do të ketë dhe numri i hospitalizuarve mund të rritet dhe do të rritet përsëri, këtë nuk po e themi ne, këtë po e thonë të gjithë shkencëtarët dhe mbi të gjitha këtë po e vërteton edhe terreni, prandaj vaksinimi është i domosdoshëm. Mbi 93 përqind e të hospitalizuarve janë të pa vaksinuar“, tha Vitia.

Lexo edhe

Video