Ministri Vitia: Shkollat dhe çerdhet do të fillojnë punën nga dita e hënën

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se të hënën do të fillojë procesi mësimor në shkolla dhe çerdhe, ku 20 do të jetë maksimumi i nxënësve të lejuar në klasë. Derisa për të hyrë në qendra tregtare, call center dhe ambientet e brendshme të gastronomisë, qytetarët duhet të kenë certifikatën e vaksinimit ose testet, ashtu siç do t’iu kërkohet edhe të gjithë punonjësve në institucione publike dhe private.

Vitia në një konferencë për media tha se përqindja e popullatës së vaksinuar me një dozë është 41.08 përqind. Ndërsa përqindja e popullatës së vaksinuar me dy doza është 26 përqind, duke shtuar se ky është një trend i mirë i vaksinimit.

“IKSHP-ja konstaton se situata epidemiologjike me COVID-19, aktualisht shënon rëne të numrit të rasteve të reja pozitive dhe rënie të të vdekurve, por megjithatë është akoma jostabile duke pasur parasysh se varianti DELTA është variant dominues në qarkullues në Kosovë. Rastet pozitive në dy javët e fundit janë 2073.88 në 10 mijë banorë dhe përkundër rënies së numrit të rënies për 75.33 përqind me vazhdimin e trendit edhe të rasteve të vdekjes me 38.64 përqind…. IKSHP-ja gjithashtu përkundër situatës së relaksuar rekomandon vigjilencë dhe vazhdimin e disa masave, në mënyrë që të ndalojmë transmetimin e virusit në ditën të vijim. Duke pas parasysh se një numër i qytetarëve tani janë vaksinuar e një pjesë e mirë e qytetarëve tanë po vazhdojnë të vaksinohen, atëherë rrjedhimisht një pjesë e masave do të jenë në këtë drejtim. Ashtu siç kemi paralajmëruar tani nga institucionet shtetërore, edhe një mori e institucioneve private do të kërkohet që të paraqesin certifikatën e vaksinimit apo teste para hyrjes në objektet ku ato operojnë. Kjo vlen për aktivitete si qendra tregtare, call center, gastronomia në ambiente të brendshme dhe të gjithë punonjësit në institucione publike dhe private që kanë punën me palë”, tha ai.

Ai tha se shkollat dhe çerdhet do të hapen. Ndërsa, aktivitetet sportive në ambientet e mbyllura mund të kenë prani të shikuesve deri në masën 10 përqind të kapacitetit, por duke prezantuar certifikatën e vaksinimit ose testet.

“Shkollat dhe çerdhet do të fillojnë punën nga dita e hënën, domethënë nga 27 shtatori 2021. Maksimumi i nxënësve të lejuar në klasë do të jetë 20. Aktivitetet sportive në ambientet e mbyllura mund të kenë prani të shikuesve deri në masën 10 përqind të kapacitetit, por duke prezantuar certifikatën e vaksinimit ose testet. Në ambientet e jashtme do të jenë me 30 përqind, duke i paraqitur këto dëshmoi .E njëjta vlen edhe për aktivitetet kulturore sa i përket dëshmive të kërkuara”, tha ai.


Ai shtoi se nesër do të paraqitet qeverisë propozim vendimi dhe pas miratimit do të bëhen publike.

Drejtori i Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se përkundër numrit në rënie, kjo situatë akoma është jostabile.

“Situata epidemiologjike po paraqitet me një rënie të numrit të rasteve. Po përshtatet me 5 përqind në dy javët e fundit. Por duhet pas parasysh se kjo situatë akoma është jostabile dhe trendi i rasteve të vdekjeve të raportuara në SHSKUK dhe spitalet COVID, edhe pse tregon një rënie 38.64 përqind, krahasuar me dy javët e fundit, akoma është numër tejet brengosës dhe akoma duhet të kemi kujdes dhe pacientet të paraqiten me kohë në institucionet shëndetësore.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovë, Valbon Krasniqi derisa tha se gjendja në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme është më stabile.

“Ju e shihni që kemi lajme shumë më të mira dhe pse i kemi këto lajm, nga erdhën. Unë mendoj që pati zbatim rigoroz të masave që ishin në fuqi dhe pati vaksinim masiv të popullatës, pra ne duam të shohim edhe më tutje zbatimin e masave që varet nga të gjithë ne, nga të gjitha institucionet, ndërkohë që atë që duam ta shohim fuqishëm është rritja e qytetarëve që duan të vaksinohen“, tha ai.

Edhe në këtë konferencë u tha se kjo ishte vala më e aspëra, ku u mësua që shumica e pacienteve të pavaksinuar ishin në spitale.

Lexo edhe

Video

2 Comments

  • […] Ministri Vitia: Shkollat dhe çerdhet do të fillojnë punën nga dita e hënën Profesionistët shëndetësorë mbështesin lehtësimin e masave, kundërshtojnë grumbullimet […]

  • […] 6 mijë raste aktive me COVID-19 Ministri Vitia: Shkollat dhe çerdhet do të fillojnë punën nga dita e hënën Profesionistët shëndetësorë mbështesin lehtësimin e masave, kundërshtojnë grumbullimet […]

Komentet janë të mbyllura.

error: