Ministri Vitia prezanton masat e reja – nga data 4 maj nisin lehtësimet

Ministri Vitia prezanton masat e reja – nga data 4 maj nisin lehtësimet

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka prezantuar masat të cilat mundësohet hapja e ekonomisë dhe heqja e kufizimeve të vendosura me qëllim të parandalimit të COVID19.

Vitia ka deklaruar se do të jenë tri faza për heqjen e masave dhe se kalimi nga një fazë në tjetrën do të varet nga situata epidemiologjike në vend dhe

“Faza e parë do të fillojë më datën 4 maj dhe planifikohet të vazhdohet deri më 18 maj. Gjatë kësaj kohe do të zgjerohet orari i lëvizjes nga 1.5 në 3 orë në dy orare paradite dhe pasdite. Hapen këto pjesë të ekonomisë: ndërtimtaria, patundshmëria  tregtia e automjeteve pjesërisht, tregtia me pakicë në fakt shumica  riparimi i artikujve personal dhe orendive, zyrat e konsulencës  me lista të stafit esencial dhe orari me lista të lejuara do publikohen menjëherë. Faza e dytë do të filloj me datën 18 maj dhe do vazhdoi deri më 1 qershor. Planifikohen të lirohen masat, por varësisht nga situata epidemiologjike dhe rekomandimet që vijnë nga IKSHP dhe organizatat tjera relevante sikurse OBSH”, tha ai.


Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari tha se Qeveria Kurti është duke punuar në pakon e dytë fiskale për rimëkëmbjen ekonomike.

“Në këtë drejtim me Ministrinë e Financave dhe ministrat tjerë jemi duke punuar për elaborim të nevojave ekonomike dhe në bashkëpunim të afërt me bizneset dhe me akterët që përfaqësojnë bizneset të cilët me imputet dhe anketat e tyre po na ndihmojnë t’i adresojmë problemet që i kemi në këtë kohë të pandemisë. Jam shumë pozitiv për shumë humbje që kemi edhe shumë shpresë  me vizitat e mia në biznese e shoh që sektori i prodhimit në disa biznese ka suksese”, tha Hajdari.

 

Lexo edhe

Video

2 Comments

Comments are closed.

error: