Ministri Veliu takohet me ambasadorin amerikan Kosnett

Ministri Veliu takohet me ambasadorin amerikan Kosnett

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike,  Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, të cilin e njoftoi për prioritetet e tij, përfshirë buxhetin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, riorganizimin e punëve të brendshme, rishikimin dhe bashkimin e strategjive, sigurinë publike dhe kredibilitetin e këtij institucioni si më rëndësishmit në Kosovë.

Ministri Veliu falënderoi ambasadorin Kosnett për përkrahjen e deritanishme që kanë dhënë ShBA-të në fuqizimin e MPBAP dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.


Sipas komunikatës, fokus të veçantë në këtë takim iu dha çështjes së sigurisë në vend dhe vazhdimin e forcimit të kapaciteteve të organeve që janë të ngarkuara me ruajtjen e rendit dhe  sigurisë.

Ambasadori Kosnett shprehu urimet e tij për ministrin Veliu në detyrën e tij të re duke shprehur edhe njëherë gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunim dhe përkrahje në zhvillimin e Republikës së Kosovës.

Lexo edhe

Video