Ministri Sveçla takohet me homologun e tij shqiptar, zotohen për siguri publike, luftim të krimit dhe korrupsionit

Ministri Sveçla takohet me homologun e tij shqiptar, zotohen për siguri publike, luftim të krimit dhe korrupsionit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi.

Në këtë takim Sveçla ka uruar homologun shqiptar për detyrën e tij, ku edhe ka falënderuar për nënshkrimin e marrëveshjeve në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

“Në këtë takim ministri Sveçla së pari e uroi ministrin Çuçi për detyrën si dhe për Mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave pas konstituimit të institucioneve duke e falënderuar atë për nënshkrimin e dy marrëveshjeve: Marrëveshjen e trafikut lokal të kufirit si dhe për Marrëveshjen për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec  (Kukës)”, thuhet në komunikatën e MPB-së.


Ndërkohë që në ktë takim është theksuar edhe se po thellohet bashkëpunimi i Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ministri Sveçla theksoi se bashkëpunimi i dy vendeve tona po thellohet në shumë dimensione dhe në dobi të qytetarëve nga të dy anët e kufijve. Ministri theksoi se qëndrojnë të bashkuar si gjithmonë, si në paqe ashtu edhe në sfida të përbashkëta. Gjithashtu ministri Sveçla theksoi se Ministritë e Brendshme të të dy shteteve tona kanë më shumë se 20 marrëveshje  të cilat padyshim kanë qëllim lehtësimin e jetesës dhe zhvillimin e veprimtarisë  së shqiptarëve në të dy anët e kufirit”, thuhet mes tjerash në komunikatën për medie.

Në fund të takimit dy ministrat u zotuan se ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen ndërmjet dy Policive të shteteve tona në fushën e sigurisë publike, luftimin e krimit dhe të korrupsionit.

Lexo edhe

Video