Ministri Sveçla: Aksioni i sotëm në koordinim me ndërkombëtarët, askush mbi ligjin

Në mëngjesin e sotëm pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë nisur një aksion policor në disa rajone të ndryshme të Kosovës kundër kontrabandimit të mallrave, i cili sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përfunduar me sukses dhe si i tillë ka qenë i koordinuar me bashkëpunëtorët ndërkombëtarë. Por për këtë aksion i cili u tha se ka nisur tash e një vit dyshohet se kanë rrjedh informacione.

Aksioni i sotëm u zhvillua në 26 lokacione, me ç’rast u arrestuan 8 persona, 10 janë shpallur në kërkim, ndërsa janë lënduar 10 pjesëtarë të policisë, por kanë mbetur të dëmtuara edhe disa automjete policore pasi në drejtim të tyre janë hedhur mjete të zjarrit dhe mjete të forta, ndërsa janë konfiskuara mallra të ndryshme.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla derisa konsideroi se aksioni i sotëm në pjesën veriore të Kosovës u përcoll me tensione, tha se synim të vetëm kishte luftimin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Duke e konsideruar të suksesshëm, Sveçla tha se në këtë operacion janë lënduar 8 policë.

“Aksioni i sotëm në 4 rajone të ndryshme  në Kosovë rezultoi suksesshëm me konfiskim të mallrave dhe arrestimin e personave të  përfshirë në kontrabandimin e tyre. Ky aksion është në vazhdën e angazhimit tonë në luftë serioze kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në tërë territorin e Kosovës dhe në asnjë mënyrë  nuk është i drejtuar kundër qytetarëve apo lokacioneve të caktuara…..02’\16 Janë tetë zyrtarë policorë të lënduar në këtë aksion unë këtyre zyrtarëve iu uroj shërim të shpejtë dhe kthim në detyrë ndërsa ftoj autoritetet përgjegjëse se kryesitë e sulmit ndaj personave zyrtarë të sillen para drejtësisë. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin e askush nuk mund të jetë mburojë e krimit. Edhe ju gazetarët ishit dëshmitarë dhe viktima të dhunës së shfrenuar të strukturave kriminale atje, struktura të cilat tashmë janë të patolerueshme”, theksoi ai.

Ministri i Punëve të Brendshme theksoi se kanë informacione se ka pasur tentim për vendosje të barrikadave në rrugën për Zubin Potok por ajo barrikadë nuk është më. Dyshime ka pasur edhe për vendosje të barrikadave në drejtim të Leposaviqit por që ende nuk janë të konfirmuara.

Duke paralajmëruar edhe aksione të tjera me qëllim të luftimit të korrupsionit dhe kontrabandës, Sveçla tha se ky operacion në pjesën veriore është urdhëruar nga prokurorë e gjykatës serbë, ndërsa të arrestuar dhe të kërkuar janë persona edhe të nacionalitetit shqiptarë.

Sipas tij operacioni i sotëm që cak kishte luftimin e kontrabandës në disa lokacione ishte i koordinuar me ndërkombëtarët.

“Ky operacion nuk është i drejtuar kundër asnjë nacionaliteti ky operacion është i drejtuar kundër kriminelëve të cilët  kanë kontrabanduar mallra ilegale në territorin e Kosovës. Prokurori i rastit është serbe, gjykatësi i procedurës paraprake është serb, pjesëtarët e njësisë së reagimit të shpejtë në Mitrovicë të Veriut janë shumica absolute prej tyre serbë, shumica e të arrestuarve janë shqiptar shumica e të kërkuarve janë shqiptar. Kështu që nuk bëhet fjalë për ndonjëfarë represioni shtetëror ndaj askujt….17;26 Është një shërbim aleat ndërkombëtar në këtë rast dhe në të njëjtën kohë ne jemi koordinuar me bashkëpunëtorët tanë më të ngushtë ndërkombëtarë kështu që nuk bëhet fjalë për ndonjë aktiviteti të drejtuar komunitetit serb në Kosovë“, theksoi ai.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka komentuar edhe deklaratëne përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, se aksioni i sotshëm i Policisë së Kosovës në veri ishte i njëanshëm dhe i pakoordinuar.

Duke e konsideruar si qasje të gabuar, Sveçla tha se aksione të tilla ndodhin çdo ditë.


“Sa i përket Borrellit, aksione të tilla kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal, ne kemi gati për çdo ditë. Dje Policia e Kosovës ka pasur një aksion jashtëzakonisht të suksesshëm ku është arrestuar një falsifikator i faturave të ndryshme me 17vula të ndryshme falso. Nacionaliteti i tij është turk. Tash a është dashur edhe ne dje ta lajmërojmë dikë apo të koordinohemi me dikë për aksionin tonë. Ky aksion ka qenë puro kundër kontrabandës që është një plagë që po kullon në financa për çdo ditë për shtetin dhe qytetarët e varfër të Kosovës…. 23’27 Ai ka thënë një aksion unilateral, ne mund ta bëjmë një aksion multilateral është një polici është një doganë është një AKI është një KFOR i cili është njoftuar paraprakisht për kënd e ka pasur fjalën ai nëse dikush mendon se ne duhet që të koordinohemi me Beogradin që të godasim ata të cilët Beogradi po i mbron në krim, atëherë mendoj që është një qasje e gabuar”, u shpreh Sveçla.

Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se operacioni i sotëm policor ka nisur gati një vit më parë, por ai deklaroi se ka dyshime për rrjedhje të informacionit.

“Dyshohet se lidhur me operacionin ka pasur një lloj rrjedhje të informacionit është diçka që është duke u hetuar…20;35 Sa i përket rrjedhës së informacionit më lejoni t’iu njoftoj se në këtë operacion kanë marr pjesë institucione të ndryshme dhe natyrisht  që në institucione të ndryshme mund të ketë pasur edhe individ të ndryshme që për arsye të ndryshme mund të kenë dhënë me dije apo pa dije informacion. Ne jemi duke hetuar edhe në pistën e rrjedhjes së informacionit sepse në të paktën vendet ku kemi shkuar ka pasur tërheqje të mallit paraprakisht apo tërheqje të gjërave që lidhen me çështjet që janë të krimit të organizuara. Por provat që janë në dispozicion janë të mjaftueshme për ngritje të kallzime penale” u shpreh ai.

Derisa, ka treguar ecurinë e gjithë aksioni, Mehmeti tha se janë lënduar 10 zyrtarë policorë por që lëndimet janë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ky operacion ka filluar gati një vit më parë dhe që veprimet operacionale janë zhvilluar gjatë gjithë kohës. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Përderisa, në të gjitha rajonet tjera operacioni ka kaluar pa asnjë problem  në pjesë veriore të Mitrovicës grupet kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar dhe kanë krijuar bllokime të rrugëve kanë hedhur bombola të gazit, kanë përdorur mjete transportuese me qëllim të bllokimit të rrugëve, ka hedhur shok-bomba kanë shtënë me armë të ndryshme të zjarrit dhe kanë hedhur granata dore në pjesëtarët e Policisë së Kosovës me qëllim natyrisht të pengimit sulmit të zyrtarëve policor dhe doganor që kanë qenë në krye të detyrës zyrtare. ….05\29 Totali i planifikuar për kontroll ka qenë 26 lokacione të ndryshme, lokacioni ka qenë në Prishtinë, 6 lokacione kanë qenë në Pejë, 10 lokacione në Mitrovicën e Jugut, 5 në Mitrovicën e Veriut,  4lokacione në Zveçan….06’57 Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme  vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policor por edhe gjuajtje të shok bombave dhe mjete tjera të forta  10 zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre 7 të nacionalitetit shqiptar të cilët 3 nga të cilët kanë qenë hetues,  3 operatorë të njësive speciale dhe 3 operator të njësive të reagimit të shpejt. Bazuar në informacionet zyrtare një nga personat e përfshirë në sulm ndaj zyrtarëve policor është i lënduar”, theksoi ai. 

Po ashtu, nga gjithsej 9 lokacionet sa ishin planifikuar në pjesën veriore në të gjitha është arritur të fillohet kontrolli por nuk ka përfunduar në 8 prej tyre.

Në konferencën për medie, Mehmeti njoftoi operacioni ka përfunduar në orën 11:00, ndërsa situata në pjesën veriore të Mitrovicës dhe Zveçanit është e qetë.  

“Deri në këtë fazë janë arrestuar 8 persona, ndërsa, 10 persona të tjerë janë shpallur në kërkim për çka është bërë shpallja publike.. 19’22 Në fakt nuk kemi pasur vetura të djegura Në Zveçan kemi pasur dëmtim të disa veturave  në Mitrovicë të Veriut dhe kemi pasur tentim të djegies së disa veturave e një nga ato është djegur nga ato  dhe i takon Doganës së Kosovës dhe jo Policisë së Kosovës….Lidhur me djegien dhe pjesëmarrjen në demonstrata të dhunshme lidhur me hedhjen e granatave do ketë hetim të detajuar dhe çdo kush që ka marr pjesë  në këto protesta të dhunshme do përballet me ligjin”, theksoi ai.

Ai po ashtu njoftoi se barnatorja  ku shihen duke u sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovë në pjesën veriore ka pronar një person shqiptar

Gjatë këtij aksioni cak i sulmit nga protestuesit ishin edhe komuniteti i gazetarëve dhe kameramanëve që ishin duke raportuar nga pjesa veriore, e për këtë drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se kanë kontaktuar në dy raste që tu tërhequr por që në atë moment ata veçse ishin tërhequr.

Aksioni i sotëm u ballafaqua me protesta dhe vendosje të barrikadave në pjesën veriore të Kosovës. Për këtë aksion KFOR ka reaguar duke thënë se ka qenë në koordinim me Policinë e Kosovës për këtë operacion.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: