Ministri Selimi: Çështja e Luginës të jetë temë e dialogut me Serbinë

Ministri Selimi: Çështja e Luginës të jetë temë e dialogut me Serbinë

Përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, ka qenë kërkesa kryesore që u është parashtruar dy ministrave të Qeverisë së Kosovës nga politikanët shqiptarë të Luginës.

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi së bashkë me ministren e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, kanë vizituar sot Luginën e Preshevës. Ata me këtë rast thanë se kërkesa e shqiptarëve të këtij rajoni janë legjitime dhe të njëjtët do t’i parashtrojnë te kryeministri Avdullah Hoti.

Pas takimit me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës Ragmi Mustafa, Selimi tha se ky Këshill është shembull i mirë se si të gjitha partitë ulen bashkë për një kauzë.


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, edhe një herë i ka bërë thirrje Serbisë që të kërkojë falje për krimet e bëra gjatë luftës.

Haradinaj-Stublla ka kërkuar nga Serbia që t’i trajtojë shqiptarët ashtu sikurse Kosova po i trajton serbët e Kosovës.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë, Ragmi Mustafa,  vizitën e dy ministrave të Kosovës e sheh tregues që në fokus të veçantë ka edhe shqiptarët e Luginës.

Ministrat Selimi e Haradinaj kanë zhvilluar një takim edhe me deputetët e zgjedhur nga lista e përbashkët Alternative Demokratike Shqiptare Lugina e Bashkuar. Po ashtu, kanë takuar edhe fituesin e zgjedhjeve në Komunën e Bujanocit, si dhe me përfaqësues të Partisë Demokratike në Bujanoc.

Lexo edhe

Video

error: