Ministri Latifi vizitoi spitalin e Mitrovicës

Ministri Latifi vizitoi spitalin e Mitrovicës

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi ka vizituar dje Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës me të gjitha repartet, me ç’rast u prit nga drejtoresha e spitalit, Luljeta Zhubi dhe stafi menaxhues i këtij institucioni shëndetësor.


“Ministri Latifi theksoi se ka ardhur ta vizitojë spitalin e Mitrovicës në një kohë shumë të rëndësishme, gjersa shtoi se në vazhdën e planifikimeve për decentralizimin e sistemit shëndetësor të Kosovës, prioritet i tij është fuqizimi i spitaleve rajonale, dhe posaqërisht i spitalit të Mitrovicës. Ky fuqizim do të bëhet përmes dhënies së autoritetit menaxhues, rritjes së kapaciteteve me kuadro mjekësore, ofrimit të shërbimeve cilësore si dhe zhvillimit dhe përmirësimit të infrastrukturës, gjersa me këtë rast Ministri Latifi ofroi përkrahjen e tij maksimale se këto objektiva do të arrihen përmes disa veprimeve direkte të Ministrisë së Shëndetësisë, por gjithashtu edhe përmes ndihmës dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Nga ana e saj, Dr. Luljeta Zhubi, Drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, e falënderoi përzemërsisht ministrin Latifi, ku sipas saj, është hera e parë që një ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka treguar një përkushtim kaq të madh gjatë vizitës në detaje dhe interesim për të gjitha nevojat e spitalit, dhe njëkohësisht është zotuar për të ndihmuar me të gjitha mundësitë që i ka Ministria e Shëndetësisë, thuhet në njoftimin e MSH.

Në këtë vizitë është thënë se duhen investime serioze shtesë dhe planifikim i personelit për ta funksionalizuar objektin modern të ndërtuar para disa viteve.

Lexo edhe

Video