Ministri Latifi raporton sot për menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19

Ministri Latifi raporton sot për menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi do të raportojë sot para deputetëve anëtarë të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Latifi në këtë komisioni do të raportojë lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19

Raportimi i ministrit pritet të fillojë në ora 12:00.


Kujtojmë që ditë më parë në mbledhjen e këtij komisioni, pas rritjes së numrit të të infektuarve me variantin Omicron ishte diskutuar për situatën me pandeminë, ku anëtarët e pozitës kishin deklaruar se situata është nën kontroll, por që me këtë nuk është pajtuar opozita.

Kryetarja e Komisionit, që vie nga radhët e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku deklaroi se nuk ka vend për shqetësim, megjithatë ajo pati propozuar që të duhet të raportojë ministri i Shëndetësisë, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe ai i Shërbimit Spitalor Klinik  Universitar të Kosovës (ShSKUK).

E deputeti nga PDK, Bekim Haxhiu pati deklaruar se situata me COVID-19 është alarmante. Se situata me pandeminë nuk është e mirë kishte thënë edhe deputeti nga AAK, Shemsedin Dreshaj dhe ish-ministri i Shëndetësisë, njëherit deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.