Ministri i Shëndetësisë paralajmëron shtrëngim të masave

Ministri i Shëndetësisë paralajmëron shtrëngim të masave

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se ndonëse situata me pandemi në Kosovë është stabile dhe Kosova qëndron në këtë aspekt më së miri në Evropë, prapë ai ka thënë se në ditët në vazhdim do të shtrëngohen disa masa më tepër.

Latifi ka folur për KTV-në duke paralajmëruar edhe shtrëngimin e masave për të parandaluar rritjen e mëtejme të rasteve.

“Kemi numër në rritje të rasteve, por është i vogël krahasuar me shtetet tjera në botë. Në ditët në vazhdim do të shtrëngohem disa masa më tepër”, ka thënë Latifi.


Ministri i Shëndetësisë nuk e ka përjashtuar mundësinë e një vale të re të COVID-it, sikurse është duke ndodhur në shumë vende të botës.

“Është shumë e mundshme se do të përballemi me një valë tjetër si gjitha vendet tjera. Një element inkurajues është se Omicroni nuk është aq i rrezikshëm i formë, krahasuar me format tjera të mëparshme. Pavarësisht kësaj, ne duhet të marrim gjitha masat që të kemi kujdes”, ka thënë Latifi.

Ai ka bërë apel që të mbahet maska e po ashtu të vaksinohen të gjithë ata që nuk janë vaksinuar. Ndërsa ka thënë se shtrëngimi i masave do të varet edhe nga situata epidemiologjike.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] raste të reja me COVID-19Ministri i Shëndetësisë paralajmëron shtrëngim të masave​Mbi 1200 raste të reja me COVID në Shqipëri, 4 të vdekur​Rama për rritjen e rasteve me […]

Komentet janë të mbyllura.