Ministri i jashtëm Italian nesër në Kosovës

Ministri i jashtëm Italian nesër në Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Luigi Di Maio nesër viziton Kosovën, ku do të takohet me drejtues të institucioneve tona.

Ai përveç kryeministrit Kurti, do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Kjo është agjenda e MPJD-së:

Ora: 14:20 – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”

Ministrja Gërvalla do ta mirëpret homologun italian Di Maio. (Mediat mund të marrin vetëm pamje)

Ora 15:00 – Ministria  e Punëve të Jashtme dhe Diasporës


Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të zhvillojnë takimin bilateral. (Vetëm pamje)

Ora 15:40  – Ministria  e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Në Sallën e Konferencave, në prani të ministrave të jashtëm, ministri i Financave, z.Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, z. Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve.

Ora 15:45  – Ministria  e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të deklarohen për media.

Duke patur parasysh masat e sigurisë dhe ato për mbrojtje nga pandemia Covid-19, luten gazetarët, kameramanët dhe fotografët që të vijnë në kohën e caktuar, për të përcjellë aktivitetet e lartëpërmendura.

Lexo edhe

Video

error: