Ministri i Jashtëm çek viziton sot Kosovën

Ministri i Jashtëm çek viziton sot Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský do të vizitojë sot Kosovën.

Lipavsky gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë do të takohet me liderët shtetërorë.


Në ora 12:00 ministri i Jashtëm çek do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani. Ndërsa me kryeministrin Albin Kurti do të ketë takim në ora 14:15. 

Ai do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, ku pas takimit do të ketë edhe konferencë të përbashkët për media.

Para se të vizitojë Kosovën, Lipavský ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të rihapet gjatë presidencës çeke të Bashkimit Evropian.

Lexo edhe

Video