Ministri i Bujqësisë pret në takim përfaqësuesit e OAK-ut

Ministri i Bujqësisë pret në takim përfaqësuesit e OAK-ut

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur në takim përfaqësues të Odës së Afaristëve të Kosovës (OAK). Në këtë takim u diskutuan çështje të cilat prekin zhvillimin e përgjithshëm të sektorit privat.


Në këtë aspekt u theksua nevoja e bashkëpunimit në mes sektorit publik dhe atij privat në hartimin dhe koordinimin e strategjive dhe zhvillimin e politikave të përbashkëta sektoriale, në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ministri Peci u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe fuqizim të këtij sektori i cili lidhet ngushtë me dikasterin që ai udhëheq.

Lexo edhe

Video