Ministri i Bujqësisë ofron mbështetje për vreshtari dhe verari: Do të ketë subvencione

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci sot ka zhvilluar një vizitë në Departamentin e Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Rahovec ku takoi edhe fermerë të cilëve iu ofroi mbështetje përmes subvencioneve dhe granteve me qëllim të rritet cilësia dhe produktiviteti. Ai po ashtu tha se po punojnë në aspektin legjislativ në dy ligje në atë verarisë dhe pijeve të forta, ligje për të cilat beson që deri në fund të vitit të realizohen.

Ministri i MBPZHR-së tha se edhe këtë vit do ketë subvencione për fermerët, derisa theksoi se nga viti i ardhshëm do ofrojnë përsëri subvencione dhe grante për sektorët bujqësor.

“Jemi në proces të hartimit të udhëzimit administrativ që nënkupton se do kemi prapë subvencione edhe këtë vit sa do që nuk jemi me afatet kohore që ne dëshirojmë, përveç përkrahjes për fermerët synime dhe qëllimet e mija janë qe të krijojmë një administrim më të mirë të institucionit që nënkupton qe ministria me qenë ekskluzivisht në shërbim të ndihmës dhe përkrahjes për juve si komunitet shumë i rëndësishëm[…]ky është viti rekord i përkrahjes për shkak se brenda një viti fiskal vetëm në kategorinë e subvencioneve do arrij të ketë 50 milionë euro përkrahje ndërsa vitin tjetër në fillim vit do të shkojmë me shpalljen tjetër për subvencione dhe grante mendoj që përkrahja e granteve do jetë me e dobishme sesa subvencionet dhe në kuadër te buxhetit që e kemi[…] ne i kemi afërsisht rreth 30 milionë euro në kategorinë e granteve që do i kemi në dispozicion vitin që vjen”, tha ai.

Ministri Peci deklaroi se tashmë janë në proces të hartimit të strategjisë së re dhe një mori ligjesh që do ndikojnë në sektorin e vreshtarisë.


“Jemi në proces të hartimit të strategjisë së re dhe një mori ligjesh që targeton këtë rast vreshtarët. Jemi në proces të hartimit të koncept-dokumentit për verarinë dhe e kemi në kuadër të planit legjislativ edhe ligjin mbi pijet e forta alkoolike dhe që të dyja besoj që deri në fundvit të realizohen jemi edhe në proces të hartimit të strategjisë dhe politikave të reja për arsye se ministria për gati 10 vite ka punuar pa politika dhe pa strategji neve na duhen të dhëna dhe neve na duhet ti kemi të qartë politikat dhe strategjitë në mënyrë qe t’i vendosim objektivat dhe planet se si duhet t’i arrijmë”, theksoi Peci. 

Ndërsa, kryeshefi i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verarisë, Bekim Hoxha njoftoi vreshtarët se tashmë janë angazhuar ekspert të huaj për të bërë analiza lidhur me sëmundjen e eskës, sëmundje kjo që prek trungun e vreshtave të rrushit.

“Besoj shumë shpejt në fillim të shtatorit do vijnë dy ekspertët vijnë në terren disa analiza do bëhen në terren e disa do merren mostra dhe do dërgohen në laboratorë të specializuar dhe shpejt do përgatiten rezultatet dhe një manual prej 30 faqeve për trajtimin, definimin, rekomandimet dhe preventivat dhe më në fund do të kemi rezultate të qarta se çka po ndodh në terren lidhur me sëmundjet që pesë-gjashtë vite ndoshta edhe më shumë janë paraqitur dhe më në fund do kemi masa që duhet të merren në sektorin ë vreshtarisë që janë shqetësim i jashtëzakonshëm”, theksoi Hoxha.

Gjatë vizitës se tij i pari i MBPZHR, Faton Peci u njoftua nga afër me punën që bëhet në këtë departament të vreshtarisë dhe verarisë dhe sistemet më moderne për këtë industri.

Po ashtu Peci vizitoi edhe disa vreshta rrushi në komunën e Rahovecit.

Lexo edhe

Video