Ministri Faton Peci: Kursyem gjysmë milionë euro në verifikimin për pagesat

Ministri Faton Peci: Kursyem gjysmë milionë euro në verifikimin për pagesat

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci deklaroi sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, se në verifikimin për pagesa në grante dhe subvencione kanë kursyer 500 mijë euro.

Në 100-ditëshin e votimit të Qeverisë Kurti, ministri Faton Peci tha se kanë evidentuar të gjitha parregullsitë edhe përmes korrigjimit të raporteve komunale.


“Me këtë verifikim kemi kursyer gjysmë milionë euro duke mos lejuar që pagesat të shkojnë në adresë të pamerituar. Kemi adresuar edhe dëmet në bujqësi, fillimisht duke evidentuar të gjitha parregullsitë përmes korrigjimit të raporteve komunale”, tha ministri Peci.

Krahas kësaj, ai tha se gjatë 100 ditëve të qeverisjes Kurti ka marrë 47 vendime që rregullojnë mbarëvajtjen e punës në ministri.

“Gjatë kësaj periudhe kam marrë 47 vendime që rregullojnë mbarëvajtjen e punës dhe i kontribuojnë avancimit të legjislacionit. Gjithashtu kam kërkuar edhe auditim të veçantë për dhënien e granateve të deri tanishme”, u shpreh ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Ministri Faton Peci: Kursyem gjysmë milionë euro në verifikimin për pagesat Haxhiu: Për 100 ditë kursyem 2.5 milionë euro ​Gashi: Ministria e Jashtme është në proces të emërimit të ambasadorëve të rinj, së shpejti bëhen publik ​Murati premton pako të re të rimëkëmbjes: Kontributi i saj do të jetë 1.1 miliardë euro ​Bislimi: Angazhimi i parë në çështjen e dialogut ka qenë krijimi i një memorie institucionale ​Kurti mburret për 100 ditët: Janë kthesë drejt zhvillimit ​Gashi: Ministria e Jashtme është në proces të emërimit të ambasadorëve të rinj, së shpejti bëhen publik […]

Komentet janë të mbyllura.

error: