Ministri britanik i mbrojtjes "i hapur" për dërgimin e armëve me rreze më të gjatë në Ukrainë
Lexohet për: 1 min.
skynews-ben-wallace-
2 vite më parë
Linku u kopjua

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace tha sot se ai do të pranonte mundësinë e furnizimit të Ukrainës me sisteme të armëve britanike me rreze më të gjatë veprimi, nëse Rusia vazhdon të synojë zonat civile.

“Ne kemi sisteme armësh me rreze më të gjatë dhe nëse rusët vazhdojnë të synojnë objektiva civile dhe shkelin dispozitat e Konventës së Gjenevës, unë do të jem i hapur për të shqyrtuar hapat tanë të ardhshëm”, tha Wallace.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për përdorimin e dronëve "kamikaze" për të goditur objektet e infrastrukturës energjetike dhe objektivat e tjera civile.

Që nga fillimi i sulmit të Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt, Britania e Madhe ka dhënë 3.8 miliardë funte në mbështetje të Ukrainës, duke përfshirë trajnimin ushtarak, furnizimet me armë dhe ndihmën humanitare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025