Ministri austriak: Policia e Kosovës po vepron në mënyrë të duhur në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se situata në veri është e qetë, e kontrolluar dhe se me ndihmën e shteteve aleate dhe misioneve aleate situata do të tejkalohet paqësisht.

“Njësitë speciale janë aty për te mbështetur punën e institucioneve tjera që përkujdesen për rend dhe ligj atje, doganës dhe policisë kufitare, në momentin që do të përfundojë nevoja për këtë mbështetje nuk kemi arsye që policia speciale e Kosovës të qëndrojë aty”, ka thënë Sveçla.

Këto komente Sveçla i bëri gjatë një konferencë të përbashkët me homologun e tij austriak, Karl Nehammer, të cilin e njoftoi mbi ngjarjet e fundit në veri të vendit.


Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer, ka thënë se në situata të tilla të vështira nevojiten partnerë, derisa ka lavdëruar Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar gjatë qëndrimit atje.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që të ruhet gjakftohtësia atje dhe të mos ketë provokime që do të eskalonin situatën.

“Në këtë situatë të vështirë nevojiten partner, por siç me siguroi ministri operacioni po zhvillohet pozitivisht, gëzohem që aty ku ka protestues policia kosovare po vepron në mënyrë përkatëse dhe me kujdes edhe pse nuk e kanë detyrën e lehtë. Ajo që po bëhet tani është rruga e saktë dhe e duhur edhe pse nuk është rrugë e shpejtë dhe spektakolare. Më e rëndësishmja në situata të tilla është të mos provokohemi dhe posaçërisht të këtë qetësi dhe qartësi edhe duke e siguruar qeveria e Kosovës ndërsa BE është duke siguruar që ne mos të pranojmë dhunën si mjet politik”, tha ndwr tw tjerash ministri austriak, Karl Nehammer.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.