Ministri Aliu: Unë dhe këshilltari im nuk jemi të përfshirë në korrupsion, rasti duhet të hetohet

Ministri Aliu: Unë dhe këshilltari im nuk jemi të përfshirë në korrupsion, rasti duhet të hetohet

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se në incizimin e publikuar në media lidhur me keqpërdorimet e mundshme në ministrinë që drejton, nuk doli asnjë lidhje e vetme në mes tij, këshilltarit të tij dhe kompanive që dëgjohen teksa flasin në përgjim. Megjithatë, shtoi se rasti duhet të hetohet pazari i mundshëm në mesi atyre dy kompanive.

Ministri Aliu në T7, ka thënë se sulmi që ka qenë këto ditë, nuk është sulmi i parë ndaj tij dhe ministrave të tjerë të Qeverisë Kurti. Sipas tij, është ndërtuar një fushatë për këshilltarin që duhej të dorëheqej dhe kur u dëgjua incizimi, është dukur qesharak në krahasim me fryrjen që u bë.

“U paralajmërua që ministrin, këshilltarin e tij do të merren nga policia dhe çka doli, flasin dy kompani që nuk e përmendin këshilltarin e as ministrin. Pompozitetin e famshëm e prisnim që po del diçka sepse kemi një administratë që e kemi trashëguar por ajo që doli është se Florenti nuk është i lidhur me këtë. Këtu flasin dy persona të kompanive private dhe mund të ndodhin pazare dhe jam i gatshëm të bashkëpunoj për t’i gjet. Kompani e ka marrë atë punë në vitin 2018, nuk e kemi caktu ne atë kompani për atë rrugë. Rasti duhet të hetohet dhe mund të jetë e vërtet”, tha ai.


Sipas tij, Florent Ramqaj është këshilltarë politik dhe nuk mund të hyjë në vendet ku vijnë emailat.

“Të gjithë ata që kërkojnë me shkarku Forernt Ramqën, të cilit unë i besoj, le të ma thonë një fakt që tregojnë se ai është i lidhur me këtë rast. Gjene cilindo fakt se këshilltarët janë të korruptuar, natyrisht që do t’i shkarkojë edhe unë do të jap dorëheqje.

Ai shtoi se publikimi i incizimit dhe lidhjen që wshtw bërë, shihet se ky wshtw motiv politik. Ministri Aliu tha se është parë filmi ku goditet këshilltari i tij financiar, pasi ai ishte iniciatori për ndaljen e të gjitha projektet e këqija.

Lexo edhe

Video