Ministri Aliu i kundërpërgjigjet Deliu-Kodrës: E ftoj vetë prokurorinë që të merret me shkeljet

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se janë duke trajtuar me seriozitetit raportin e auditorit të brendshëm dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit. Ai derisa i është përgjigjur deklarimeve të deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka theksuar se raportin për hetim e kanë iniciuar bashkw me zëvendësministrin Hysen Durmishi.

Në deklarimin jashtë rendit të ditës, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës u  zotua se do të ndihmojnë prokurorinë në hetimin e këtij rasti, ku tha se fton edhe vet institucionet e drejtësisë që të merren me këtë çështje.

“Për tenderin për të cilin po flisni, dyshimet për parregullsi i kemi marrë nga ankesat e operatorëve. Ankesat kanë qenë të bazuara dhe këtë raport të auditimit e kam iniciuar vet bashkë me zëvendësministrin. Ky raport i auditimit ka treguar që ka parregullsi dhe ne i marrim shumë seriozisht dhe e ftojmë ne prokurorinë. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me prokurorinë dhe kemi bërë gati materialin që të merremi pikërisht me këtë çështje.  Jemi shumë të vendosur që t’i shkojmë kësaj pune deri në fund, për sa i përket asaj pjesës tjerët që folët është pikërisht ky raport i auditimit që është iniciuar dhe është ndalur ai procesi që ka tendencë të vazhdojë. Por, jemi duke u marrë seriozisht dhe mbase hetuesinë e thërrasim ka prodhuar edhe serinë e sulmeve mediatike që ka qenë ndaj meje”, ka deklaruar ai.


Ai shtoi se auditimi do të bëhet për gjitha projektet, meqë sipas tij po hasin parregullsi në vazhdimësi.

“Parregullsi që nuk i kap logjika e një inxhinierit apo një zyrtari normal. Por, ja që ka ndodhur dhe tash e jona është që të merremi edhe me këtë pjesë. Por do të merremi, sepse duhet të vendosim rend”, ka shtuar ai.

Ai ka folur edhe për parregullsitë në parkun nacional të Bjeshkëve të Nemuna, ku deklaroi se janë në fazën e përfundimit të planit hapësinor. Po ashtu, Aliu shtoi se janë në rishikim të Ligjit të pyjeve dhe se parqet nacionale të menaxhohen në bashkëveprim me Agjencinë e Pyjeve.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.