Ministrat Peci dhe Krasniqi nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi me investitor të huaj

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë nënshkruar sot memorandumin e mirëkuptimit me drejtorin e përgjithshëm të Integrated Agriculture Technology Agency, Selim Erdem.


Sipas njoftimit të MBPZhR-së, përmes këtij memorandumi të mirëkuptimit, hapën rrugët e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe IATP-KOS dhe investimeve që ky investitor synon që t’i realizojë në Kosovë. Ky investim ka për qëllim zhvillimin ekonomik të zonave rurale, investimin në infrastrukturë bujqësore e të ngjashme duke prioritizuar punësimin e të rinjve, grave dhe personave me nevoja të veçanta konform Programit Qeveritar 2021-2025.

“Ky investim ka vlera shumë milionëshe dhe planifikohet që të realizohet për një periudhë tre vjeçare me qëllim të krijimit të 55 serrave hidroponike në 38 komunat e Republikës së Kosovës. Në bazë të këtij projekti parashihet që të punësohen një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës, ndër ta 50% gra, së paku 30% të rinj dhe një numër i konsiderueshëm i personave me nevoja të veçanta. Duke pasur parasysh pozitën strategjike të Kosovës dhe potencialin që ofron për zhvillim ekonomik, ministri Faton Peci dhe ministri Elbert Krasniqi mirëpresin të gjithë investitorët e interesuar për investim në Republikën e Kosovës, në sektorin e bujqësisë dhe më gjerë. Lidhur me këtë marrëveshje, ministri Peci, ministri Krasniqi, si dhe Erdem kanë shprehur mbështetjen e ndërsjelltë për realizimin e objektivave të parapara me këtë memorandum të mirëkuptimit”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video

error: