Miniera e arit në Rusi goditet nga koronavirusi –  ndërhyn ushtria

Miniera e arit në Rusi goditet nga koronavirusi –  ndërhyn ushtria

Një punëtor në minierën më të madhe të arit në Rusi ka vdekur nga koronavirusi, tha ndërmarrja e operacionit të enjten, ndërsa trupat krijuan kampe karantine në përpjeke për të përmbajtur një shpërthim më të madh nga pandemia.

Më shumë se 140 punëtorë në minierën dhe fabrikën e përpunimit Olimpiada në qytetin siberian Krasnoyarsk aktualisht janë shtruar në spital dhe qindra të tjerë janë testuar pozitivisht për koronavirus.

Operatori i minierës Polyus konfirmoi sot se një prej punonjësve vdiq nga virusi.

“Mjekët luftuan për jetën e tij për 10 ditë,” tha kompania në një përgjigje për AFP.


Më parë të enjten, ushtria ruse tha se kishte përgatitur një kamp për të karantinuar punëtorët në minierë, e cila punëson rreth 6.000 njerëz, pas shpërthimit të koronavirusit në minierë.

Zyrtarët lokalë të shëndetësisë thanë që këtë javë 805 punëtorë në minierën Olimpiada kishin dalë pozitivë në testet për koronavirus, por thanë se më shumë se 90 për qind e tyre nuk shfaqnin simptoma të virusit.

Drejtori i Polyus, Pavel Grachev tha se operacionet në minierë po vazhdojnë si zakonisht.

Rusia, e cila ka numrin e dytë të rasteve me koronavirus pas SHBA-së, ka regjistruar gjithsej 317,554 infeksione, përfshirë 2,821 në rajonin Krasnoyarsk, me 3.099 vdekje në mbarë vendin.

 

Lexo edhe

1 Comment

Comments are closed.

error: