Mingueza: Nuk i besonim më Koeman

Mingueza: Nuk i besonim më Koeman

Mbrojtësi i Barcelonës Oscar Mingueza ka thënë që nuk ka pasur atmosferë të mirë në zhveshtore sa ishte klubi nën udhëheqjen e trajnerit Ronald Koeman, por pret që trajneri i ri Xavi të ketë menjëherë ndikim te “Blaugranët”.

Mingueza e ka pranuar që skuadra e Barcelonës kishte ndaluar së besuari në trajnerin Ronald Koeman gjatë ndeshjeve të tij të fundit në “Camp Nou”, përcjell KosovaPress.

Aventurës së Koeman te Barcelona i erdhi fundi pas humbjes me rezultat minimal 1:0 kundër Rayo Vallecanos muajin e kaluar, dhe tani mbrojtësi Mingueza ka folur për kohën nën urdhrat e trajnerit holandez.


“Zhveshtores i duhej një ndryshim. Nuk kishte atmosferë. Lojtarët nuk ishin të lumtur. Dhe kur nuk je mirë dhe gjërat nuk shkojnë sipas planit, duhet një ndryshim”, tha Mingueza.

“Skuadra ndaloi së besuari në metodat e Koeman dhe të gjithë u mundonim që të rregullojmë gjërat sipas mënyrës sonë. Nuk ishim të mirë as individualisht e as kolektivisht. Kur dinamika nuk është mirë, të gjithë bëjnë çfarë të duan por ne nuk kishim vetëbesim”, shtoi Mingueza.

Barcelona e zëvendësoi menjëherë Koeman duke e rikthyer Xavin në “Camp Nou” në detyrën e trajnerit, ku Xavi ka nënshkruar një kontratë prej dy vite e gjysmë me “Blaugranët” pasi u largua nga skuadra nga Katari Al-Sadd.

Lexo edhe

Video